Është zbuluar destinacioni i tri pakove me pjese “Kallashnikovi” që u gjetën në Rinas. Armët ishin nisur për në Londër.
Mësohet se ato ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të kalonin transit në Greqi, duke arritur në destinacionin përfundimtar që ishte Britania e Madhe.
Personi që ka nisur pakot me DHL sipas Policisë është ende i paidentifikuar, pasi emri i tij rezulton i rremë. Po ashtu edhe emri i personit që do të priste porosinë në Londër.
Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve, nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza”, ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për identifikimin e autorëve.
Burimet thanë se, përveç prokurorisë tonë, në hetim është përfshirë edhe Prokuroria greke dhe ajo e Anglisë, njofton Panorama.
Po kryhen hetime intensive edhe nga Drejtoria e Antiterrorit, e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror.
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe