Për të dytën herë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitoje Tiranën zyrtare.
Agjencia e lajmeve Tanjug raporton se numri një i shtetit serb do të ketë kontakte të rëndësishme diplomatike dhe do të marrë pjesë në samitin e datave 8-9 maj në kuadër të procesit Brdo-Brijun në Tiranë.
E pranishme në këtë samit do të jetë edhe përfaqësuesja për politikën e jashtme në BE, Federica Mogherini, ndërsa priten edhe takime me zyrtarë të lartë shqiptarë.
Takimet do të jenë një mundësi tjetër për Serbinë që të demonstrojë angazhimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie normale në rajon, tha ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, për gazetarët. Mbetet për t’u parë nëse ky samit do të jetë një zgjatim i atij të Berlinit, ku nuk pati ndonjë rezultat konkret.
Përpara kryeqytetit shqiptar, Vuçiç pritet të bëjë një ndalesë në Itali, ku do të ketë edhe një takim me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...