Një 33-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga xhaxhai i tij, për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Vojo Kushi”, shumë pranë teatrit “Migjeni”.
Bujar Kuçi, 62 vjeç ka goditur disa herë me thikë nipin e tij Mirsad Kuçi. 33-vjeçari është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Ndërkohë, xhaxhai i tij është arrestuar nga policia, e cila është ende duke hetuar për shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, shkruan Top Channel.
Burime policore bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qenë pronësia e oborrit, pasi viktima dhe xhaxhai i tij ndanin të njëjtën çati, ndërsa banesat kishin hyrje të ndryshme.
Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërsa 62-vjeçari nuk ka tentuar të largohej, por ka qëndruar në banesë duke pritur forcat e policisë.
Mësohet se Mirsad Kuçi ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte së bashku me babanë e tij. Ndërkaq, i arrestuari pritet të merret në pyetje për të shpjeguar me hollësi motivet e krimit dhe rrethanat që e çuan të godiste me thikë nipin.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...