Zbulohen tendera të dyshimtë në Bashkinë e Vlorës, 5 zyrtarë të lartë të pezulluar

11:17 | 16 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Pas auditit të KLSh-së në bashkinë e Vlorës, më shumë se 5 persona, shefa të sektorëve të ndryshëm janë pezulluar nga shërbimi civil për 5 vjet.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se tashmë vendimi ju është komunikuar personave të përfshirë, por ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me shkaqet e pezullimit si dhe emrave konkret./abcnews.al/

Të ngjashme