Përgjimet e bisedave telefonike të Florida Beut u kryen nga policia sepse vëllai i saj, Emirjon Beu ishte përfshirë në hetimet për ish-Prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Por nga bisedat, policia zbuloi ryshfetin që Florida Beu përgatitej t’i paguante Zv/Ministres së Brendshme, Rovena Voda, në këmbim të një vendi pune në administratë.
Një mijë euro në zarf, një celular Samsung, (sepse Zv/Ministrja nuk preferonte iPhone) dhe një arkë me peshk të freskët sipas dosjes së SPAK u dhanë ryshfet.
Të treja gratë u takuan dhe sipas prokuroreve, Zv/Ministres Rovena Voda iu dha zarfi me një mijë euro, të cilat Florida Beu i kishte marrë borxh. Më pas, ajo dhe Majlinda Hasani e komentojnë takimin në telefon.
Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere çantën tha.
Florida: Ajo që t’u thonë “po bjeri mi kështu ça çantë”
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ia jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë ditë tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u këputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim, s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja.
Por duke pasur frikë se 1 mijë euro nuk do të mjaftonin, Florida Beu përgatit edhe një dhuratë tjetër, një celular Samsung që i kushtoi 550 dollarë. Policia ka sekuestruar pamjet në një lokal në Durrës, ku dy gratë ia tregojnë celularin Zv/Ministres dhe ajo në fund të takimit e merr dhe e fut në çantë. Nga përgjimet, ky veprim komentohet sërish në telefona.
Florida: Telefonin e dua tha ajo, nuk dua iPhone, dua këtë…
Majlinda: S’dua me Albanën tha.
Florida: Edhe Albanës jo tha, vetëm me mua medemek mi jepni mua ato që deshët me i dhënë Albanës.
Majlinda: Në rregull, i thashë neve ty duam t’i japim.
Florida: Ajo e tha troç.
Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ia çojmë.
Florida: Po, dy, jo një.
Policia ka mundur ta filmojë edhe momentin kur Zv/Ministrja shkon me dy “klientet” e saj në portin e Durrësit për të marrë arkën me peshk, me makinën e punës e cila drejtohej nga shoferi i saj.
Në sallën e gjyqit, Zv/Ministrja Rovena Voda i mohoi akuzat, megjithatë gjykata e la në arrest shtëpie. Edhe dy avokatët, telefonat e të cilave janë përgjuar janë lënë në arrest shtëpie.
Tv Klan
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...