Në shtypin amerikan ka qarkulluar një investigim i gjatë në lidhje me fotografinë e njohur të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe lidhjet e Bashës me Rusinë.
Sipas investigimit të bërë nga MotherJones, ka qenë Rusia e cila ka lobuar dhe financuar fotografinë e Bashës në Uashington duke futur në telashe lobistet e tij me drejtësinë amerikane.
Sipas investigimit në fjalë gjithcka nga ana e Bashës është bërë me qëllimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri.
Duke marrë parasysh influencën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, mbështetja e Bashës nga ndërkombëtarët do të kishte një efekt pozitiv për të në zgjedhjet kundër Ramës.
Gjithashtu në artikull shkruhet se lidhja e Bashës me rusët përfshin edhe shitjen e femrave ukrahinase.
“Një ish-ndihmës i fushatës Trump punon si lobist, një pagesë gjysmë milion dollarësh, një parti politike konservatore shqiptare, katër kongresmenë republikanë, një shërbim online që promovon gratë “e bukura” ukrainase dhe kompanitë e lidhjes me Rusinë – këto janë disa nga elementet më të cuditshme në një tregim që nxit hapur dyshimin se rusët përdorën fshehurazi republikanët në Uashington në një përpjekje për të nxitur konfliktin politik në Ballkan.”-nis artikulli, të cilin mund ta lexoni të plotë në linkun më poshtë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...