Janë zbuluar dhe identitetet e disa prej personave që janë masakruar me breshëri automatiku nga familjari i tyre, 24 vjeçari Ridvan Zykaj.
Masakra që ka ndodhur në fshatin Resulaj në bashkinë e Selenicës ka një dimension me të vërtetë tragjik, pasi mes viktimave ka dhe dy fëmijë të mitur. Ledion Zykaj, 6 vjeç ka gjetur vdekjen nga plumbat e 24 vjeçarit, ndërsa një tjetër viktimë është një vajzë në moshë 17 vjeçare, e identifikuar si Vasilika Zykaj.
Emrat janë bërë publik nga News24 dhe vijojnë si më poshtë:
Bëhet fjalë për shtetasit; Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjec)
Aktualisht 24 vjeçari ndodhet në arrati dhe me rënien e natës gjetja e dorëzimi i tij do të bëhet edhe më i vështirë. Ridvan Zykaj është i armatosur ende dhe përbën një rrezik serioz për persona të tjerë.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës