Duke qëndruar përpara nja dy Rolls-Royce-ave, një Lamborghini dhe një turme kërcënuese burrash të maskuar, reperi i bandës shqiptare ‘Stealth’ bën një paralajmërim të frikshëm.
“Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”
Video sfiduese ofron një pasqyrë tronditëse të mafies shqiptare në Britaninë e Madhe. Deri më tani ishte e zhytur në sekret, por tani po shfrytëzon PR-in online për të rekrutuar më shumë ushtarë rruge.
Postimi i imazheve të vetes me armë automatike, kartëmonedha dhe Rolex ari, anëtarët e bandës së patrembur po përpiqen të bindin kriminelët nga Shqipëria për të ardhur në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar që t’i bashkohen rrjetit të tyre, thonë ekspertët.
Përdoruesit e drogës nga shtresa e mesme po fryjnë fitimet e mëdha të perandorisë kriminale të shqiptarëve, perandori e cila kontrollon tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paundësh.
Investigimet e Daily Mail-it për krimin e organizuar shqiptar zbulojnë se:
-Shqiptarët kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kartelet brutale të Amerikës Latine, duke ulur çmimin e drogës së klasit A dhe kanë një kontroll të ngjashëm të shpërndarjes së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar;
-Për herë të parë shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet britanike, ku 802 prej tyre janë pas hekurave;
-Të burgosurit e bandave kriminale po përdorin në mënyrë të paligjshme telefonat celularë për të bërë video-telefonata me njëri-tjetrin nga qelitë e tyre dhe pastaj postojnë bisedat e tyre në internet. Qelitë e dy kriminelëve shqiptarë që u shfaqën në një video të kohëve të fundit u kontrolluan nga oficerët e burgut javën e kaluar;
-Vrasësit shqiptarë me pagesë në Britaninë e Madhe kërkojnë nga £ 15,000 deri në £ 100,000 për vrasje.
E njohur si Mafia Shqiptare, gangsterët shqiptarë kapën kontrollin e tregut britanik të kokainës rreth pesë vite më parë duke u lidhur me kartelet e Amerikës Jugore që i furnizonin me drogë.
Kjo solli rënien e çmimit për një kilogram kokainë të paprerë nga 45 mijë në 30 mijë paundë. Edhe me rënien e çmimit shqiptarët fitojnë shumë. Dyshohet se ata e blejnë 4 mijë paundë kilogramin në Amerikën Latine.
Rrugët kryesore të kokainës në portet e Britanisë së Madhe janë nëpërmjet Roterdamit në Holandë, porti më i madh i Evropës dhe Antwerp-it në Belgjikë. Policia e Evropës e ka pasur pothuajse të pamundur të depërtojë në bandat shqiptare, të cilat drejtohen nga një kod i rreptë besnikërie i njohur si besa, që do të thotë ‘të mbash premtimin’.
Ata gjithashtu kanë një reputacion të frikshëm për dhunën, të qeverisur nga kodi i kanunit: e drejta për t’u hakmarrë. Një raport i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë identifikoi Britaninë – së bashku me Belgjikën, Greqinë, Spanjën dhe Italinë – si vende ku veprojnë vrasës profesionistë shqiptarë.
“Pagesa për një vrasje në Britaninë e Madhe shkon nga £ 15,000 deri në një maksimum prej £ 100,000”, thuhet në raport.
Pjesa më e madhe e rrjetit të gjerë kriminal shqiptar vepron nën radarin e policisë dhe është e fokusuar te fitimet e mëdha. Por Hellbanianz – një bandë e dhunshme shpërndarësish droge në Londrën lindore- është një përjashtim i pacipë.
Bazuar në banesat në Barking dhe Dagenham në Lindje të Londrës, shumë nga prindërit e anëtarëve të bandës erdhën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990. Formuar në vitin 2002, mënyrat e jetesës kriminale të anëtarëve të bandës Hellbanianz janë glorifikuar nga një grup rrepi me të njëjtin emër. Videot muzikore të prodhuara në mënyrë profesionale që përshkruajnë djem të rinj që bëjnë para kanë marrë shumë shikime.
Videoja për këngën Hood Life, e postuar fillimisht dy vjet më parë në YouTube, është parë më shumë se 10.3 milionë herë dhe përmban burra të maskuar dhe një grua pak të veshur në kofanon e një Rolls-Royce Phantom të bardhë në Estate Gascoigne në Barking.
“Shqiptarët e mi, mbani pushkën tuaj kallashnikov, shqiptarë”- këndon një rreper bande që quhet Vinz, emri i vërtetë i të cilit sot mund të zbulohet si Ervin Selita, 26 vjeç.
Videoja për këngën Hood Life, që shfaq rreperin Vinz (foto), e postuar fillimisht dy vjet më parë në YouTube, është parë më shumë se 10.3 milionë herë.
“Ju shqiptarë ‘lepurusha’ mendoni se jeni Rambo. Të gjithë shqiptarët e mi të vërtetë lëvizin narko, narko,” shton Sleath, emri i të cilit është Fatjon Dibra i cili, ashtu si Selita, ka lindur në Burrel në Shqipërinë e Veriut.
Në një tjetër video, e cila është parë 4.3 milionë herë që nga publikimi në 2016-ën, anëtarët e bandës shihen duke derdhur shampanjë nga shishet në një rezidencë, të rrethuar nga femra që kanë veshur vetëm të brendshme.
“Të q**** policinë, unë jam duke ndjekur ëndrrat e mia,” këndon Dibra.
Ndërkohë, fotografitë e postuara në Instagram nga anëtarët e bandës duket se tregojnë një arsenal të frikshëm armësh. Një foto e postuar nëntorin e kaluar tregon një pushkë me municion të rregulluar për të shkruar letrat ‘HB’ për Hellbanianz. Ekspertët thonë se bosët më të lartë të bandave shqiptare janë të lumtur që Hellbanianz kanë një profil kaq të lartë, sepse këto video do të ndihmojnë të bindin më shumë shqiptarë për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’u bashkuar me rrjetin kriminal.
“Ata tregojnë forcën e tyre përmes muzikës së tyre”, tha një burim shqiptar me njohuri për bandën. ‘Është PR kriminal.’
Dr Mohammed Qasim, një ekspert për bandat në Universitetin Leeds Beckett, tha: “Ky stil jetese është një mesazh që të tjerët të thonë ‘ne jemi të suksesshëm’ dhe është gjithashtu një mesazh për rivalët që ‘po bëjmë më shumë para sesa ju’. “Ata zakonisht kthehen në Shqipëri në numër të madh për një ditëlindje ose një martesë dhe kanë nevojë të tregojnë se janë të suksesshëm, sukses që matet me sa mund të harxhojnë në një festë”.
Videoja më e fundit e Hellbanianz – Kodak – u publikua në maj dhe tashmë është parë më shumë se 2.6 milionë herë. Titulli i këngës krahason zjarrin e shpejtë të një aparati fotografik me të shtënat e një arme: “Ne qëllojmë më shumë raunde se sa Kodak-u bën foto,” këndon Dibra.
Video fillon me një deklaratë se personat në video nuk pranojnë dhunën e asnjë lloji dhe çka duket aty ka vetëm funksion artistik. Tekstet, megjithatë, përshëndesin tre anëtarë të bandës Hellbanianz, të njohur si Ziro, Gucci dhe Ilir. ‘Ziro u burgos për shkak se e kapën duke mbajtur armë,’ thonë ata. ‘Lironi shqiptarët e mi – Gucci – që jetojnë në sallat e tyre. Ilirit iu hoq liria; ai doli jashtë kontrollit”.
Ekspertët thonë se bosët më të lartë të bandave shqiptare janë të lumtur që Hellbanianz kanë një profil kaq të lartë sepse video të tilla do të ndihmojnë të bindin më shumë shqiptarë për të kaluar në Britani të Madhe dhe për t’u bashkuar me rrjetin kriminal.
Krimi i organizuar shqiptar në Britani mund të gjurmohet në luftërat e përgjakshme të Ballkanit të viteve 1990 që çuan në një rritje të refugjatëve kosovarë që kërkonin azil në Britani. Që nga viti 1998, edhe qindra kriminelë të ashpër shqiptarë filluan të mbërrinin, duke pretenduar në mënyrë të rreme që ishin kosovarë.
Ata morën përsipër prostitucionin në Londër, por tentakulat e tyre u përhapën shpejt në trafikimin e drogës dhe trafikimin e njerëzve. Rreth vitit 2014, bosët e tyre pushtuan tregtinë e kokainës të Britanisë duke krijuar modelin e tyre të ri të biznesit për furnizimin, transportimin dhe shpërndarjen e drogës.
Së shpejti, shqiptarët u përfshinë në çdo element të tregtisë – nga kalimi i drogës përmes Atlantikut, fshehur në paleta bananesh, tek tregtimi i qeseve me pluhur në bare dhe klube. “Ata u bënë përgjegjës për ta sjellë atë në vend,” tha Tony Saggers, ish-kreu i anti-drogës dhe inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të Krimit.
Gangsterët shqiptarë që jetojnë në mënyrë luksoze në Britani gëzojnë statusin e heroit midis të rinjve të pakënaqur në vendin e tyre, ku papunësia e të rinjve është 22 përqind.
Në shenjë të rritjes së statusit të tyre si kult në Shqipëri, rreperët Hellbanianz perfomuan para qindra njerëzve në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më herët gjatë këtij muaji. Pas këngëtarëve ishte një ekran që shfaqte logon e bandës së Hellbanianz: dy pistoleta me dorezë si kokë dragoi. PR-i duket të jetë duke funksionuar: një numër i madh i shqiptarëve të rinj po udhëtojnë nëpër Europë në Holandë, ku ata pastaj përpiqen të kalojnë kontrabandë në Britaninë e Madhe.
Shqipëria fitoi të drejtën që qytetarët e saj të udhëtonin pa viza në të ashtuquajturën Zonën Shengen – e cila nuk përfshin Britaninë – në vitin 2010. Kjo u lejon shtetasve shqiptarë të udhëtojnë nëpër Evropë, në pragun e Britanisë pa asnjë kontroll të pasaportave.
Më herët gjatë këtij viti, megjithatë, qeveria holandeze mori hapin e jashtëzakonshëm të lëshimit të një lutjeje në Komisionin Evropian për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët.
Në një letër të ashpër drejtuar Komisionit, e siguruar nga MoS, argumentohej se që nga viti 2015, Holanda kishte përjetuar një rritje të konsiderueshme në veprat penale serioze të lidhura me shtetasit shqiptarë dhe bandat shqiptare të krimit.
“Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar”, shtohej aty. Por, pavarësisht një paralajmërimi të tillë alarmues, burokratët në Bruksel e hodhën poshtë kërkesën holandeze këtë muaj.
Ndërkohë, në Britaninë e Madhe, policia po përpiqet të luftojë kundër valës shqiptare të krimit. Në mars, autoritetet arrestuan një grua shqiptare 37-vjeçare në Lindjen e Londrës, e cila thuhet se ka fshehur qindra aplikime fallco për pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar për llogari të një rrjeti kriminal shqiptar.
Dy burra shqiptarë që jetonin në Britani u burgosën muajin e kaluar për një total prej 13 vjetësh dhe 10 muajsh pasi u kapën me 8.5 kg kokainë dhe 17,000 paundë në para të thata.
Por mafia shqiptare nuk ka gjasa të lëshojë kontrollin e saj mbi tregtinë e kokainës të Britanisë së Madhe tani afër, thotë Tony Saggers. “Nuk ka arsye për ata që të ikin – çmimet e kokainës janë të qëndrueshme në Britani të Madhe, pastërtia është e lartë. Si temë, nuk shoh asgjë që ndryshon”./Daily Mail/Ora 15:20Hellbanianz/ Drogë, armë dhe makina, zbulohen emrat e ‘bandës’ shqiptare në Angli
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...