Qeveria shqiptare mohon që në Shqipëri të kenë hyrë kontenierë me lëndë kimike dhe këtë e tha edhe publikisht Edi Rama në një intervistë televizive të hënën, duke sulmuar dhe më pas thënë se do të hedhë në gjyq median italiane Pianeta Italia News.
Por sot kjo media italiane i është përgjigjur Edi Ramës, duke bërë publike edhe dokumentet e Portit të Durrësit dhe të Doganës së Qafë Thanës.
Pianeta Italia News shkruan se artikujt e saj “mbështeten mbi disa tabela, të cilët i kemi në zotërim”.
I pari, i ardhur nga Porti i Durrësit, tregon se më 2016, nga janari në dhjetor, në Shqipëri zbarkuan 24 816 kontejnerë mallrash. Ata “nën akuzë” erdhën nga porti i Gioia Tauros, në Kalabri.
Rreth 10 për qind e tyre ishin nisur për në Maqedoni, duke kaluar nga porti i Durrësit në Qafë Thanë.
“Tabela të tjera që kemi në zotërim, të ardhur nga autoritetet doganore tregojnë analitikisht numrin e kontejnerëve të tranzituar dhe prejardhjen e tyre. Nga të dhënat del në mënyrë të qartë që në Maqedoni kanë mbërritur vetëm 1140. Rreth 1300 mungojnë në apel, – shkruan PIN që më pas pyet Edi Ramën – Pse, zoti Kryeministër, do të duhej të falsifikonim të dhëna që as nuk janë sekret e kësisoj mund të verifikohen lehtë? E pse duhet të mbrohemi nga dikush që na akuzon se kemi “shpikur” një lajm, duke ditur që këto dokumente tashmë janë në duart e autoriteteve të ndryshme gjyqësore që po hetojnë ngjarjen?”
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030