Zbulohen detaje tronditëse nga grabitja në Rinas

00:23 | 10 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Janë zbardhur detaje tronditëse nga grabitja e sotme në Rinas, ku u morën më shumë se 1 mln euro nga një bankë e nivelit të dytë.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë në dy automjetet që transportonin paratë kanë qenë të fikura dhe nuk janë ndezur në momentin e grabitjes, shkruan albeu, transmeton arbresh.info

Mësohet se gjithçka që ka ndodhur gjatë grabitjes nuk është filmuar dhe po ashtu 8 thasët e parave nuk kanë qenë të pajisur me një GPS.

Madje thuhet se GPS është gjendur poshtë sediljes së shoferit të blindit, gjë e cila ngre dyshime për punonjësit e firmës private.

Një detaj tjetër shokues është ajo e blindit. Automjeti ka qenë jashtë çdo standardi dhe është hapur me një motorsharrë nga ana e grabitësve.

Ndërkohë sipas policisë dy mjetet e djegura rezultojnë të vjedhura jashtë vendit dhe kanë qenë të pajisura me targa të falsifikuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme