Pas hyrjes në fuqi të ligjit më 1 Janar që ndalon lotot sportive, vijojnë të zbulohen subjekte që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 4 raste të lojërave të fatit, konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.
Lidhur me këto raste, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 7 persona dhe ka sekuestruar 3 tavolina, 5 kompjutera, pajisje elektronike, tavolinë pokeri etj.
Në Korçë 4 shtetas janë proceduar pronari i lokalit D.P. 48 vjeç, si edhe A.P., 51 vjeç, E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati.
Në Tropojë u procedua penalisht A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.
Në Sarandë është proceduar penalisht 50-vjeçarja L.Sh. pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Në Berat u procedua penalisht A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. /tvklan.al
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...