Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit në shkallë qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si edhe parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo të shitjes së lëndës narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
“Në vijim të këtyre kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit Agim Hadëraj, policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka deklaruar se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Agim Hadëraj, 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 284/1 dhe 283/1 i Kodit Penal.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...