Zbulohet shifra se sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali

12:27 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Që nga viti 2005 deri në 2017-n, emigrantët që jetojnë në Itali kanë dërguar në shtëpitë e tyre rreth 1.7 miliardë euro, me një mesatare prej rreth 120-130 milionë euro në vit.

Shifra është bërë e ditur nga Il Sole 24 ore në një infografikë të ndërtuar nga të dhënat e Bankës së Italisë.

Viti që ka shënuar rekordin është 2007-a, me mbi 140 milionë euro të dërguara në atdhe nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin përtej detit. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rënie, për të arritur nivelin më të ulët në 2012-n, me nën 120 milionë euro, një tendencë kjo që është konstatuar edhe për emigrantët e shteteve të tjera. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rritje të lehtë, për të rënë sërish në 2016-n dhe për t’u ringjitur lehtë të 2017-n, në rreth 130 milionë euro.

Il Sole shkruan se në përgjithësi, emigrantët që jetojnë në Itali po dërgojnë gjithnjë e më pak para në shtëpitë e tyre.

Fenomeni ka shënuar një rritje konstate nga viti 2005, duke kulmuar në vitin 2011 në kuotën prej 7,3 miliardë eurosh në total, ndërsa më pas në 2012/2013 ka shënuar një rënie (përkatësisht 6,8 e 5,5 miliardë) deri sa arriti në 5 miliardë euro të regjistruara sin ë vitin 2016 ashtu dhe në vitin 2017.

Gjatë periudhës dymbëdhjetëvjeçare të shqyrtuar, rajonet më të prekura nga ky fenomen ato me numrin më të madh të banorëve dhe, pa shumë surpriza, Lazio (18.1 miliardë) dhe Lombardia (16), udhëheqin renditjen në të cilën pasuar nga 10 miliardë nga Toskana (7.9), Emilia Romagna (5.4) dhe Veneto (5.2).

Nga pikëpamja e shpërndarjes sipas provincave (gjithashtu të filtrueshme sipas rajoneve që ndërveprojnë me hartën e Italisë), në top 10 shfaqen zona e Romës (17 miliardë) dhe Milano (9.8), në vend të tretë është Prato (2,7)./Monitor

Ja sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme