Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik kanë zbuluar një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.
Rama thotë se ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranë, shkruan Arbresh.info
Sipas tij kjo i shton vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të Tiranës.
Postimi i tij:
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare
Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?