Google ADS

Zbulime të reja arkeologjike në Gjirokastër

19:55 | 8 Gusht 2018
Arbresh Info

Misioni i radhës arkeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera.

Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe vende të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan.

Për profesorin Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në Paleokastër ku gjatë punimeve u zbulua një pllakë e veçantë që i përkiste shekullit të V-të apo të VI-të ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme