Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj duke shpallur në kërkim dy autorët dhe duke arrestuar bashkëpunëtorët e tyre.
“Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit: E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve: Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes”, thotë policia e Vlorës, duke thënë se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kallashnikov model 56, një gëzhojë armë zjarri model 9 mm, një pjesë predhe arme e dëmtuar dhe automjetin tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin./tch
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?