Zbardhen të tjera detaje nga vetëvrasja me armën e shërbimit te 23-vjeçares, Paranxhela Shahini me detyrë efektive e Policisë së Durrësit. Ajo i dha fund jetës mëngjesin e ditës së mërkurë në shtëpinë e saj në Katund Sukth.
Duke qenë se të dhënat për shkaqet e vetëvrasjes ishin të pakta hetimet u përqendruan në tre pista. Së pari u verifikuan të dhënat që lidhen me detyrën e saj, gjendja emocionale e ditëve të fundit dhe së treti problemet në familje. Nga të trija këto pista nuk doli asgjë e fortë që të detyronte të renë t’i jepte fund jetës. Askush nuk ka qenë në dijeni për ndonjë shqetësim të përjetuar së fundmi prej saj, si në aspektin personal, profesional apo ekonomik të saj. Burime pranë grupit hetimor thanë se mund të ketë qenë shkak një gjendje emocionale e momentit që e çoi vajzën e re drejt aktit fatal, shkruan lapsi.al
Po nga hetimet mësohet se policja 23-vjeçare duhej të paraqitej atë mëngjes në punë. Ajo ka telefonuar një nga kolegët e saj duke e lajmëruar se nuk mund të shkonte sepse ishte e sëmurë. Policia përjashton variantin e një ngjarjeje aksidentale, pasi Shahini kishte puthitur tytën e pistoletës në bark, çka do të thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje të pastër, për arsye që mbeten ende enigmë.
Familjarët, por edhe kolegët e mikeshat e afërta të saj, nuk kanë ditur të japin një motiv të mundshëm që mund ta ketë shtyrë efektiven e policisë për këtë akt ekstrem ndaj vetes. Hetuesit po verifikojnë telefonin e saj celular ku mendohet se mund të gjenden elementë që të çojnë në zbardhjen e motivit të vetëvrasjes.
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë