Zbardhet takimi, çfarë diskutuan kokë më kokë Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë

16:43 | 4 Nëntor 2018
V. S.

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme në Presidencë mes Ilir Metës e Kryeministrit Rama, e para që ka reaguar ka qenë Kryeministria.

Në reagim bëhet e ditur se: me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Ndërkohë më tej, thuhet se bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.

“Me  kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,” thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë./albeu.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme