Zbardhen te tjera detaje nga plagosja e militantit të LSI në Shëngjin. “Panorama” meson se ky i fundit ka bërë kallëzim penal në lidhje me ngjarjen, dhe sipas deponimit të tij, tre autorët e ngjarjes, i kishin thënë disa herë më parë që të mos dilte të votonte pasi njihej si mbështetës i LSI.
I dëmtuari ishte person aktiv me LSI, ndërsa tre të dyshuarit janë nipa e të afërm të Arben Ndokës. Ata i kane dale para sot, rreth 100 m nga vendi i votimit, pasi ky kishte votuar. Janë zënë, e kanë qëlluar me qyten e pistoletës, nderkohë që qëllojne dy herë në ajër.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është parë se lokali aty pranë ka pasur kamera funksionale por pamjet e ngjarjes ishin fshirë. Sakaq policia e Lezhes ka dhene edhe njoftimin e fundit ne lidhje me ngjarjen ku thote se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 25.06.2017 rreth orës 10:15, është marrë njoftim se në Shëngjin – Lezhë , përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një koflikt midis disa personave dhe se është qëlluar me armë zjarri.
Me të marrë njoftimin , nga ana jonë është formuar grupi hetimor, është shkuar menjëherë në vëndin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Task Forces pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani , ka rezultuar se ka qenë një konflik midis dy grupesh personash,i cili fillimisht ka nisur si debat verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e me mjete të forta mes tyre , si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit :
– G.M. 25 vjeç, banues në Lezhë – S. N. 19 vjeç, banues në Lezhë – D.N. 20 vjeç , banues në Lezhë Po kështu në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi , janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të rregjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.
Në vëndin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një automjet i tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri. Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur. Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore e proçeduriale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbi bazen e neneve 278 / 274 /301 dhe 329 te Kodit Penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...