Google ADS

Zbardhet ligji i ri, ja si do të ndryshojnë pensionet nga janari i 2019-ës

07:28 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Nga data 1 janar 2019-të ka hyrë në fuqi vendimi për përllogaritjen e pesnioneve në bazë të koeficentëve të rinj. Kjo do të thotë se përfitohen të ardhura më të larta për të gjithë pensionistët.

Një person që në vitin 1994 ka patur një pagë 7 mijë lekë, atëherë kjo pagë do të shumëzohet me koeficentin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga 61.300 lek të reja. Për llogaritjen e pensionit merret parasysh paga me të cilin keni paguar kontributet, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish koperativave bujqësore por edhe deri në vitet 2000, ishin të ulta, qeveria vendos ti shumëzojë me një koeficient të caktuar, për të marrë një pension më të lartë.

Pensionet sot llogariten 1% e pagës që keni paguar kontributet për çdo vit, shumëzuar me vitet e punës që keni, plus pensionin social. Kjo do të thotë se një pagë 40 mijë lekë para vitit 1994, shumëzohet me koeficientin 8.76 dhe për llogaritjen e pensionit sot, merret si pagë referuese 350 mijë lek të vjetra sot. Kur ISSH të llogarisë pensionin do të përdorë pagën 350 mijë lek.

Çdo pagë para vitit 2015 shumëzohet me një koeficient për të llogaritur më pas pensionin. “Pagat para 1994-s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994-s) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, – përcakton ligji për sigurimet shoqërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme