Zbardhet debati në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që miratoi dy vjet leje prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, për të cilën sot ministrja e Drejtësisë ka kërkuar në mënyrë ultimative të shfuqizohet si e paligjshme, ose do cështja do ti kalojë gjykatës.
Në kërkesën e Gjonit, ai parashtron faktin se është bërë me vajzë, shkruan Panorama. “Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces”- thote Gjin Gjoni ne kerkese.
DEBATI I PLOTE NE KLD
Mbi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, zotit Gjin Gjoni, për “Leje prindërore”.
Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?
Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë.
“Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.
Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë! Japim leje për… Mirë, atëherë, faleminderit!
Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela… mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.
Ilir Meta: Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë. E mbyllim atëherë?
Neritan Cena: Eneida, ku vajti?
Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu… (Rihyn në sallë zonja Civici.)
Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është.
Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.
Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye…
(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)
Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha. Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.
Ilir Meta: Dakord? Kush është dakord për lejen? Dakord! Miratohet!
Gerd Hoxha: Ju faleminderit!
Ilir Meta: Faleminderit!
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...