Kukësi është përfshirë këtë mëngjes nga reshje të dendura bore.
Bora ka zbardhur të gjitha njësitë administrative, duke krijuar shtresa akulli në rrugë e për pasoj janë shfaqur edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Lëvizja e automjeteve po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec apo Krumë-Kam-Tropojë.
Trashësia e borës në pikat më të larta të këtyre rrugëve i ka kaluar 20 cm, ndërsa firmat kontraktuese po bëjnë pastrimin e borës.
Deri më tani nuk raportohet për bllokim të rrugëve apo fshatrave, ndonëse dendësia e borës është e lartë./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...