Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikthye sërish sot në ambientet e Teatrit Kombëtar ku nënshkroi një marrëveshje me komunitetin e artistëve që janë rreshtuar në mbrojtje të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
Kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen e Teatrit, ndërsa Partia Demokratike dhe opozita zotohet se brenda një muaji nga marrja e pushtetit do ta shfuqizojë ligjin për Teatrin e Ri Kombëtar.
6 pikat kryesore të marrëveshjes:
1. “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” shpreh vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.
2. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtardhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.
3. Brenda 1 muaji nga momenti kurPartia Demokratike e Shqipërisëdheopozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi“Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.
4. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksii ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.
5. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuardo të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.
6. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuardo të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjeskriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi se një shembull i ngjashëm do të vazhdojë të ndiqet me grupe të tjera interesi si mjekët, infermierët dhe shoqata të ndryshme.
“Është domethënëse se ketë akt të parë kemi zgjedhur atë me një grup me sakrifica për një vit e gjysmë që janë kthyer në një burim frymëzimi, që kanë qenë në mbështetje të kësaj kauze të drejtë dhe në besim e dhënë. Një falenderim të veçantë dua t’i përcjell edhe profesor Aurel Plasarit, i cili ishte i pari që hodhi këtë ide për kontratë. Këto kontrata do të vazhdojnë edhe me qytete të tjera , po kështu me grupe të tjera të interesit me mjekët, infermierët, shoqatat që përfaqësojnë grupet e shoqëri. Refuzimi i këtij grupi dhe i vetmi projekt ky është. Ne kemi vendosur ti japim fund”, deklaroi Basha./TCH
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...