Google ADS

Zbardhet dinamika, si i vrau Ridvan Zykaj dy familje, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait

21:26 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Viktimat e masakrës së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ritvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhej me çështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë zbardhete dhe dinamika e vendngjarjes, Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhanë e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjeç) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjeç)./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme