Prokurori Arjan Ndoja, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit ku mbeti i plagosur së bashku me Andi Malokun dhe Aleksandër Lahon, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi.
Ndoja ka pranuar se ka drekuar në një restorant të plazhit me Lahon ku dhe janë takuar për të udhëtuar më pas drejt kryeqytetit. Po te mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë, një automjet i ka qëlluar me breshëri nga prapa duke i plagosur të tre personat që ndodheshin në mjet.
Deri tani është marrë vetëm dëshmia e prokurorit Ndoja që mohon të jetë shënjestra e atentatit, ndërkohë që Laho i dmëtuar rëndë në pjesën e nofullës nga një plumb e ka të pamundur dhënien e dëshmisë. Gjendja e rënduar shëndetësore e A.Malokut që ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e bën gjithashtu të pamundur marrjen e dëshmisë së tij.
Në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen janë shoqëruar disa persona, si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e plazhit ku Ndoja dhe Muharremi/Laho kanë drekuar dhe janë larguar së bashku prej andej me të njëjtin automjet, atë të Ndojës, edhe pse në lokal nuk kanë shkuar së bashku./TCH
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...