Zbardhen detaje nga dreka e djeshme e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me ambasadorët e BE-së.
Një drekë pune që, për nga formati, ishte e njëjtë me atë të zhvilluar ditën e hënë, por ndryshim përbënin vetëm ambasadorët që ishin pjesë e takimit.Në drekën e zhvilluar në qendër të Tiranës, Basha dhe aleatët e tij në opozitë komunikuan me ambasadorin e Gjermanisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovenisë, Belgjikës, Holandës dhe Sllovakisë.
Burimet pranë opozitës bëjnë me dije se gjatë takimit, Basha ka ripërsëritur se për të zgjidhur krizën politike në vend, është e nevojshme krijimi i një qeverie teknike.
Ai ka deklaruar gjatë takimit se me këtë qeveri opozita nuk ka garanci se procesi zgjedhor nuk do të manipulohet, ndaj edhe ka vendosur që deri në momentin që nuk do të ketë një qeveri me mbështetje të gjerë politike, nuk do të ketë regjistrim në zgjedhje.
Në një lidhje direkte me emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”, të gazetares Eni Vasili, Basha deklaroi se me ndërkombëtarët ka diskutuar mbi konceptimin e demokratëve për qeverinë teknike.
“Ne kemi diskutuar në këto ditë se cili është vizioni ynë për qeverinë teknike. Jemi futur në detaje konkrete që kanë demonstruar përpara partnerëve ndërkombëtarë seriozitetin e opozitës. Tregon që është një projekt politik që ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza”, tha Basha.
Por burimet të “Panorama” bëjnë me dije se Bashës dhe aleatëve të tij gjatë drekës u është kërkuar të japin emra konkretë për përfaqësues të mundshëm që mund të jenë pjesë e qeverisë teknike dhe në çfarë rastesh të tjera është aplikuar në Shqipëri krijimi i kësaj qeverie.
Gjatë takimit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, mësohet të ketë kujtuar rastin e zgjedhjes së Presidentit Alfred Moisiu me konsensus me opozitën e kohës.
Sipas Mediut, pavarësisht se maxhoranca në atë kohë ishte në pushtet, “lëshoi” në zgjedhjen e Presidentit, duke zgjedhur një njeri me profil të ulët politik, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri