Zbardhet aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit në Elbasan, vihet në pranga autori

11:01 | 27 Janar 2023
A. B.

Policia e Elbasanit ka zbardhur aksidentin e datës 23 janar me pasojë e vdekjen e 20-vjeçarit në unazën e qytetit të Elbasanit.

Pas hetimeve të thelluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi të riun.

Në pranga është vënë shtetasi A.D, 65 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, i ndodhur më datë 23.01.2023, në unazën e qytetit.

Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023.

Reklama
Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme