Google ADS

Zbardhen shkaqet pse djali vrau babanë në Kamëz

13:37 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Djali qëlloi në drejtim të babait dhe nënës para pak minutash sot në Kamzë duke e lënë të atin të vdekur në vend. Policia sqaron se 21 vjecari ka vrare te atin shtetasin Myftar Metallari pas nje konflikti të çastit, për motive banale.

“Ky shtetas për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe”- njofton policia.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçari me inicialet M.M u arrestua në rrugë duke shkuar për në spital për të çuar nënën e plagosur atje.

“Autori i dyshuar shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme”., – njofton policia. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme