Një nga personat i cili është përgjuar më shumë dhe çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale në operacionin “Vol-Vo 4” është Hajri Seferi.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Seferi ishte urë lidhëse dhe koordinon punët mes tyre. Nga përgjimet ai rezulton të ketë patur lidhje me Abedin Kuçin ne Sarandë të cilit i kishte siguruar disa herë lëndë narkotike.
Gjithashtu ai rezulton të ketë patur kontakte me Armando Siporin, i cili është njohje e Astrit Avdylit. Në Korrik të vitit të kaluar në makinën e Hajri Seferit u vendos një pajisje përgjuese.
Bisedat e transkriptuara faktuan aktivitetin kriminal të tij, pasi ai dëgjohet teksa diskuton për çmimin, cilësinë dhe transportin e drogës. Në aktivitetin e tij Seferi është ndihmuar edhe nga një oficer policie në Antidrogen e Fierit, Bledar Koçi. Sipas hetimeve, ky oficer shiste informacion tek grupi i Hajri Seferit, duke dëmtuar shpesh aksionet.
Ne dosje thuhet se efektivi ka njoftuar Hajri Seferin se në makine kishte një pajisje përgjuese. Kjo detyroi policinë ta heqë pajisjen nga aty. 41-vjeçari, në dosje thuhet se, paratë i investonte ne aktivitete tregtare pasi në përgjime është kapur nje bisedë ku ai fliste për 500 mijë Euro. Por nga verifikimi i bërë deri tani ky person apo të afërm të tij, nuk kanë biznese të deklaruara. /tv Klan
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit
Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të b...