Ngjarja tre ditëve më parë ku mbeti e vdekur Ariela Murati ka tronditur opinionin publik. Ajo u qëllua me armë zjarri nga ish-i dashuri i saj Aldison Belulaj.
Ekskluzivisht për JOQ.al, ka shkruar një miku i të ndjerës i cili kërkon që i mazhi i mikes së tij më të mirë të mos përdhoset në versione të pathëna të publikuara ditët e fundit në media.
Miku i Arielës, i cili posedon mesazhet, ka ndarë me redaksinë tonë bisedat që ajo ka bërë me një mikun e tyre të përbashkët para se tragjedia të ndodhte.
Djali shkruan në mënyrë ekskluzive për JOQ:
Jeta Osh Qef pershendetje! Dua te publikoni disa foto te mesazheve te Ariela Muratit me nje mikun e saj ne Instagram dhe Whatsapp. Ajo tregon disa detaje me teper lidhur me Aldosenin. Dua qe ato foto te publikohen, sepse nuk jam aspak dakord me perdhosjen qe po i behet imazhit te saj, tani qe ajo ka nderruar jete.
Dua qe disa nga ata qe e hapin gojen perpara kohe, te reflektojne pak perpara disa fakteve e me pas te flasin.
Mendoj t’i ndaj me ju, sepse jeni faqe e madhe dhe impakti do te jete i madh. Dua te ruhet anonimati dhe ne foto e kam fshire emrin e shokut te saj kur ajo e ka permendur.
Mund te provohet shume lehte qe eshte profili i saj sepse ne instagram nuk lejohen dy username te njejte dhe ne Whatsapp biseda eshte bere me te. Per kete pjese duhet te me besoni. Do t’ju nis cdo foto bashke me dicka qe dua ta shkruaj une.
Po. Nga data 15 nentor e deri para pak ditesh, kur ajo nderroi numrin dhe me dha numrin e saj te ri. Numer qe nuk e gëzoi.
‘Me perndjek’ me tha. Mesazh i dates 12 nentor.
Nese policia i do provat, mesazhet jane plotesisht reale si ne Insta dhe ne Whatsapp. Jane te gjitha si te bera sot.
SHKRIMI PREKËS I MIKUT TË ARIELËS PËR PËRDHOSJEN E IMAZHIT TË SAJ EKSKLUZIVISHT PËR JOQ.AL:
Ne jemi një shoqëri që lartëson mashkullin dhe ul femrën. Për këtë realitet isha shumë i sigurtë, por që kjo ‘traditë’ të zbatohej edhe me të vdekurit, habitem. Habitem se si mund të ngrihen dyshime mbi personalitetin e një vajze fantastike si Ariela.
Ajo ishte shoqja ime më e mirë, motra ime që Zoti nuk ma dha kurrë. Kam qenë i trishtuar dhe i lodhur për t’u përballur me njerëz që edhe pa e njohur, guxonin të flisnin keq për të.
Kështu jemi ne, në sherrin e një vajze me një djalë, fajin e ka vajza se ajo i sjell gjërat si t’i dojë qejfi.
Po mashkulli çfarë? A mund të quhet burrë dikush që kërcënon dhe vret një femër? Thanë që e bëri nga dashuria. Jetën ta jep dhe duhet të ta marrë Zoti.
Në vitet e mia të jetës unë kam mësuar se në dashurinë e vërtetë pranohet refuzimi i dikujt dhe nuk kalohet në vrasje. Dikush që të do vërtet, lumturohet edhe duke të të parë të lumtur në krahët e dikujt tjetër.
U tha edhe se ai e mbante me gjithë të mirat dhe shpenzonte për të. Broçkulla të mëdha. Nëse do ishte kështu, pse punonte Ariela ndërkohë që studionte? Pse punonin dhe lodheshin prindërit e saj për t’i siguruar shpenzimet e vitit të ri shkollor? U tha gjithashtu se edhe ajo ‘e ka kruajtur vetë’, përderisa nuk e denoncoi.
Unë, si miku i saj më i ngushtë, e di shumë mirë pse ajo nuk e bëri. Vëllai i Aldosenit mund të thojë që ai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën, por çfarë mund të quhet kjo gjë : Aldoseni kapte foto të motrës së saj rrugëve të Tiranës, ia hidhte në mesazhe Arielës dhe i thoshte ‘Ti shko më denonco, por motrës s’ke për ta parë më të gjallë’. A MUND TË QUHET KY BURRË, KUR BËN GJËRA TË TILLA? A KA VEND TË HIDHET BALTË MBI DINJITETIN E NJË FEMRE QË KA NDËRRUAR JETË, KUR PËRFUNDOI VIKTIMË E NJË MANIAKU?
Juve flisni, sepse këtë dini ta bëni shumë mirë, por mendoni se ndoshta në të ardhmen do të jetë një e afërmja juaj në të njëjtën situatë. Mua më dhemb, më dhemb shumë që ju flisni, që ju gjykoni një vajzë, dita e së cilës ishte e ndarë mes punës dhe shkollës (për rezultatet e larta i ofruan dhe punë në bashkinë e Tiranës, punë të cilën nuk e gëzoi).
Më vjen keq që e gjykoni Arielën pa e njohur, thjesht sepse keni një celular në duar dhe një gojë në fytyrë duhet ta nxjerrin ligësinë e vet vend e pa vend.
Në lidhje me ngjarjen ai shton:
Ne nje lidhje kane qene me pare. Me pas ai e kercenonte, sepse nuk e pranonte qe ajo te vazhdonte jeten e saj qofte dhe me nje person tjeter. E ndiqte, e kercenonte. Me pare ai nuk e mbante me leke sic kane dale fjalet, sepse ajo punonte vete. Me pas ai e kercenonte dhe jo sic thuhet nga vellai i tij qe kurre s’e ka kercenuar Arielen. Kam pasur dhe nje moment te bisedes me Arielen kur ma ka thene dhe ne Instagram qe ai e kercenonte me te motren, se do i vriste te motren nese ajo e denonconte, por nuk po e gjej dot.
Une dua qe te gjithe ta mbyllin gojen. S’po i duroj dot keto komente negative. Ju lutem shperndajini, sepse nuk po ndihem hic mire duke lexuar brockulla per shoqen time me te mire.”/ JOQ.al
Miratohet shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropi...
KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marr...
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...