Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e djeshëm të zhvilluar në Greqi pas zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”, media greke ka arritur të zbulojë detaje.
Sipas burimeve, numri i personave të arrestuar ka shkuar mbi 20. Një prej personave që rezulton në komunikime është një 29-vjecar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet, shkruan Euronews.al.
Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021. Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjeçar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kokainë në korrik 2017 në Francë. Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 nnjë port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.
Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në furgona. Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...