Google ADS

Zbardhen emrat e 4 familjarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Tiranë

11:28 | 16 Qershor 2019
L G

Si pasojë e aksidentit që ndodhi gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë u shua një familje e gjitha.

Viktima mbetën Bardhok Bibaj 58-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj dhe dy vajzat Florida Bibaj dhe Gjuliana Bibaj.

Ndërsa shoferi i mjetit Arlind Aliaj, mik i familjes ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ka dëmtime të rënda në kokë dhe kraharor.

Babai, nëna dhe dy vajzat humbën jetën në aksidentin tragjik në kryeqytet mbrëmjen e djeshme teksa ishin duke u kthyer nga Elbasani ku kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme