Komisioni Hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ketë në përbërje 11 anëtarë.
Komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë nga opozita (PD+LSI) dhe 6 anëtarë nga Partia Socialiste, ndërsa do të drejtohet nga një prej deputetëve të PD-së.
Komisioni do të ketë një afat prej 3 muajsh, ndërsa kërkesa pritet që brenda 5 ditësh të paraqitet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo e fundit përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike.
Burime pranë Kryesisë së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas në seancën plenare të 22 Shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi./abcnews/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...