Për ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës të djeshme në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ka reaguar Policia e Shtetit duke zbardhur detaje të reja ku mësohet se autorët kanë qëlluar duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga pamjet duket se viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh.
Objektiv i atentatit duket se ishin pjesëtarët e fisit Kalemi.
Në të gjithë aksin rrugorë forca të shumta të policisë kanë ngritur pika kontrolli në rrugën kryesore për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të ketnë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.
Viktimat
Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).
Makina e djegur
Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.
Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.
Hetimi
Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea (Adriatik) Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.
Kush është Adrea Kalemi
Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.
Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave/
Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë./rtsh.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...