Policia e Shqipërisë është duke zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit, për zbatimin e 15 urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata, për pjesëtarët e një grupi vrasësish me pagesë të përfshirë në disa ngjarje të rëndë kriminale.
Arrestimet janë duke u kryer në Elbasan, Berat dhe Lushnje dhe raportohet se kanë ardhur pas bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet, i cili ka rrëfyer për të paktën 6 vrasje të ndodhura në kohë dhe zona të ndryshme.
Policia e Elbasanit e asistuar nga FNSH ka kryer gjatë pasdites kontrolle të imtësishme në qytet. Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar të paktën dy persona një grua e identifikuar si Klea Gjata dhe një burrë.
Burime konfirmojnë se shtetasja Klea Gjata dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.
Paraprakisht bëhet me dije se asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim./A2/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...