Pak pasi deputeti i PS, Taulan Balla publikoi sipas tij dokumentet e arrestimit për ish kreun e Antimafias në Vlorë, Dritan Zagani edhe ky i fundit ka bërë deklaratën e tij ku ka mohuar që dicka e tillë të ketë ndodhur.
“Pra shteti im nuk e ka të mundur të më njoftojë konform ligjeve në fuqi si shtetas i Republikës as kur unë e kam njoftuar publikisht se kush është avokati im ligjor,” shkruan Zagani
Postimi i plotë:
Surprizat nuk paskan fund ne keto ditet e fund-Tetorit…mbas shume shpifjeve qe degjova filluar nga lideri global deri te lehesi politik Taotao,me ne fund mesoj se qenka gjetur zgjidhja qe une te dal i denuar nga gjykata me nje vendim te formes se prere.
Sot mesova fale kembnguljes se rilindjes se une jam denuar me 3 vjet burg per largim nga vendi i vuajtjes se denimit qe ka qene banesa ime dhe e familjes time, dhe surpriza nuk ishte kjo se e prisja dicka te tille heret a vone qe te ballafaqohem si fakt ne gjyqe,por ishte se une deri ne ket moment po ashtu as avokati im nuk ka qene informuar mbi faktin,lere pastaj qe na paska dhe nje vendim te formes se prere, pra me pak fjale “drejtesia” paska folur per mua dhe fale rilindjes e mesoj dhe une kete gje.Une nuk besoj se ka njeri te gjalle me njohjet me minimale per ligjshmerine qe te mos kuptoje kete handikap ligjore qe vetem ne vendin tone te dashur e gjene me bollek.
Surpriza tjeter dhe me e bukura eshte se ne te njejten kohe qe une kam avokatin tim qe po me ndjek ceshtjet e mia ligjore,ku theksoj as nuk e ka idene e ketij vendimi surprize,perseri gjykata me paska caktuar nje avokat kryesisht qe kuptohet nuk e ka pasur te mundur te me veje ne dijeni mbi kete fakt,,,,sa per te qeshur dhe aq per te qare ,,,drejtesi ne kohen e rilindjes se liderit global.
Pra shteti im nuk e ka te mundur te me njoftoje konform ligjeve ne fuqi si shtetas i republikes as kur une e kam njoftuar publikisht se kush eshte avokati im ligjore,apo edhe largimin tim jashte vendit per te mbrojtur jeten e familjes dhe timen bashke nga keta trafikant me pushtet, dhe me e bukura se deri tek Prokurori i pergjithshem i kam vene ne dijeni te faktit se une momentalisht jam detyruar te largohem megjith familje per te siguruar jeten e familjes dhe nuk ndodhem ne banesen time,por sic duket as te njoftosh Prokurorin e pergjithshem spaska ndonje vlere ligjore.
Gjithsesi une sapo u njoftova me kete vendim menjehere jam kontaktuar me studion ligjore Aga&Goxhaj Laë Firm,dhe qe neser ne mengjes do filloi aksioni legal per venien e drejtesise dhe zbatimin e ligjeve te shtetit.
Gjithsesi falenderoj rilindjen dhe falangat e saje qe me njoftuan mbi te fshehtat e verteta.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...