Google ADS

Yuri Kim: Të ngritet Gjykata Kushtetuese brenda 2020-ës

17:17 | 27 Nëntor 2020
A. B.

Ambasadorja Yuri Kim bën apel që palët të lëvizin me urgjencën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 Dhjetor.

Kim vlerëson takimin e djeshëm të KED, ndërsa shton se ky institucion bashkë me presidencën dhe parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme