Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me kryediplomatin e OSBE-së, Del Monaco, me të cilin ka diskutuar për angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social./A2
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi