Ambasadorja amerikane e Shqiërisë, Yuri Kim, zhvilloi një takim këtë të mërkurë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Diplomatja i ka shprehur vlerësimet kreut të shtetit, për mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, teksa thejsoi se SHBA mbështet Shqipërinë reformën në drejtësi, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kim bëri me dije gjithashtu se ishte bërë një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi – për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes./eu/
Sot mbahet Konventa e PDK-së në Prishtinë
Moti sot me diell e vranësira
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...