Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se bombarduesi amerikan B-52 do të fluturojë sot në qiejt e 30 shteteve aleate të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në një mesazh në ”twitter”, shoqëruar dhe me një video, ambasadorja Yuri Kim shkruan: “Sot, bombarduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni parë kurrë një B-52, atëherë kjo është një pamje për t’u parë!”.
Gjashtë bombardues amerikanë, B-52 do të fluturojnë brenda një dite në 30 vendet anëtare të NATO-s. Ky është një ushtrim i planifikuar, njoftoi komanda amerikane për Evropën si dhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjashtë bombardues strategjikë B-52 Stratofortress do të fluturojnë mbi të gjitha 30 vendet e NATO-s në Evropë dhe Amerikën e Veriut më 28 gusht”, njoftoi komanda e SHBA-së për Evropë./tch/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...