Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka ndarë në Twitter mesazhin e të dërguarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Është në interesin tonë strategjik, në interesin strategjik të Amerikës dhe në interesin strategjik të Evropës, që të fusim edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Dhe shpresojmë që kjo të zgjidhet në kohë për të dy, RMV dhe Shqipërinë, për të filluar negociatat këtë vit kalendarik”, ka thënë i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Yuri Kim shkruan se SHBA mbështet hapjen e negociatave të BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më tej ajo gjithashtu shkruan se mbështet Ballkanin e Hapur, që sipas ambasadores duhet të jetë I hapur për të 6 vendet.
“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimot mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe iniciativat e tjera./albeu.com
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...