Pesë vite nga votimi në parlamenti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ka kërkuar luftë pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit në nivelet më të larta.
“Po tregohet që ligji është I barabartë për të gjithë, si për të mëdhenjtë ashtu edhe të vegjlit, askush nuk është sipër ligjit. Varet nga ju për të treguar se kjo është e vërtetë. Sikurse kemi parë SPAK-u dhe BKH-ja janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë shumë të korruptuar. Po luftohet krimi i organizuar, që janë ka qenë edhe në titujt kryesorë gjatë ditëve të kaluara”.
Pa u ndalur në emra diplomatja amerikane nuk la pa etiketuar edhe individë që sipas saj kanë tentuar ta bllokojnë këtë reformë. Ndaj apelin e radhës e adresoi ndaj klasës politike, duke e cilësuar vijimin e këtij procesi jetik për të ardhmen e Shqipërisë.
“Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë, shumë kanë dashur që kjo të ndodhë, shumë do vazhdojnë të shpresojnë e veprojnë e të ndalojnë korrupsionin. Sot është koha e duhur për të nisur një diskutim për 5 vitet e ardhshme, për një ndryshim domethënës dhe kjo varet nga aktorët politikë dhe sistemi i drejtësisë që të përkrahë reformën dhe tu tregojnë atyre që kanë përfituar nga sistemi se ditët e tyre kanë përfunduar dhe ata s’mund të vjedhin më në kurriz të shqiptareve.”
Edhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në takimin që u mbajt në kuadër të 5 vjetorit të reformës në drejtësi kërkoi më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e saj.
“Kur ka vullnet gjendet një mënyrë. Është koha të fitojmë besimin e publikut. Implementimi kërkon përgjegjshmëri dhe dialog të intensifikuar. Kërkon vullnet për të bashkëpunuar. Implementimi kërkon forcë dhe pragmatizëm, kompetencë dhe lidership. Kërkon të ngrihesh dhe të provosh sërish. Kërkoj më shumë bashkëpunim, më shumë lidership nga të gjitha anët e politikës dhe institucionet e drejtësisë dhe shoqëria civile. “
Ambasadori Soreca tha se reforma në drejtësi është prioritet për BE-së dhe se në mbështetje të këtij procesi unioni do të japë edhe 9 milion Euro. /Tv Klan
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...