Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u shpreh e kënaqur me punën e SPAK në këto dy vite, pasi sipas saj SHBA-të kanë investuar jashtëzakonisht shumë për reformën në drejtësi.
Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel, ambasadorja amerikane theksoi se SPAK po fillon të japë rezultate, duke nënvizuar se deri më tani mbi 250 persona janë dënuar dhe më shumë se 80 milionë euro asete janë konfiskuar me sukses.
“Pra kaq janë konfiskuar në dy vite. E dini krahasimin me të shkuarën? Nga 2011 në 2019, u konfiskuan 20 milionë euro. Pra, dallimi është shumë i madh”, tha Kim për Top Channel.
Ambasadorja tha se edhe publiku shqiptar është dëshmitar i goditjes së personave me profil të lartë, duke theksuar më tej se SPAK fiton 90 për qind të rasteve kur shkon në gjykatë.
“Është nivel shumë i lartë suksesi. Do të vazhdojmë të mbështesim fort përpjekjet e SPAK-ut. Jemi të kënaqur ta shohim Byronë Kombëtare të Hetimit të plotësuar me hetuesit e saj. Kjo do të ndihmojë shumë dhe do të vazhdojmë të nxisim të gjitha institucionet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë, të kryejnë detyrën, përfshi nëpërmjet procesit të vetingut”, tha ajo.
Mendimi juaj për punën e organeve të vetingut si dhe mandatin e tyre?
“Mendoj që është në proces diskutimi ndaj nuk do them më shumë. Mendoj se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për këtë çështje është i qartë”, tha ambasadorja.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...