Google ADS

Yuri Kim: Miratimi i gjyqtarit për Gjykatën Kushtetuese, lajm i rëndësishëm

17:17 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim e ka përshëndetur miratimin nga kuvendi i të gjyqtarit për Gjykatën Kushtetuese.

Kim shkruan në Twitter se duhet një gjyqtar tjetër për këtë gjykatë që të jetë funksionale dhe se ky ishte një bashkëpunim i fortë mes KED-së, Presidentit & Parlamentit.

Yuri Kim: Lajm i rëndësishëm: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani duhet 1 gjyqtar tjetër për këtë gjykatë që të jetë funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve te Presidenti sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është një arritje e madhe e cila do të lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë të KED-së, Presidentit & Parlamentit./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme