Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim në fjalën e saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh qartë se koha e atyre “që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë”, ka kaluar tashmë.
Në fjalën e saj, Kim ka shtuar se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe po sjell rezultate.
“Ata që e kundërshtojnë këtë progres, duan ta kthejnë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjykatësit dhe prokurorët mund të bliheshin apo kërcënoheshin, në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk besonin te drejtësia”, tha ambasadorja.
Më tej, gjatë fjalës së saj, Yuri Kim ashpërsoi tonet: “Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”. /arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...