Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.
“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.
Një ditë më parë, dy ambasadorët zhvilluan edhe një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...