Ylli Manjani: Kushtetuta ndalon Ramën të jetë ministër i Jashtëm

22:00 | 14 Janar 2019
Trina Galanxhi

Tema e emisionit “Open” këtë të hënë i është dedikuar eventit më të rëndësishëm politik të ditës, vetëemërimit si ministër i Jashtëm i kryeministrit Rama. Por në një lidhje telefonike ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e vë në diskutim nëse Kushtetuta e lejon ose jo që një gjë e tillë të ndodhë.

Duke e sqaruar se ky është një interpretim i lirë që ai i bën dy neneve të Kushtetutës, përkatësisht neneve 95 dhe 103 të saj.

“Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera. Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër”, sqaron Manjani, duke shtuar se i takon Presidentit, Kryeministrit dhe Parlamentit që të bëjnë intepretiin e duhur.

Ndërkohë në facebook për këtë çështje ai ka shtuar: “Ky ka qenë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama. Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës”./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme