Amerikanët i kanë patur gjithnjë në vëmendje rrymat e ndryshme brenda partive të mëdha politike, duke i vlerësuar ato si një alternativë në një krizë politike.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, me zërat kritikë të kryetarit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar në axhendën e tij një takim pasdite me 4 prej deputetëve demokratë, të cilët në këto 4 vjet, si dhe tani pas bojkotit, nuk janë dakortësuar me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike. Megjithatë, takimi nuk do të ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa. 2 prej të ftuarve, Eduard Selami dhe Astrit Patozi, nuk do të jenë në takim.
E konfirmuar është që Eduard Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetari demokrat Patozi nuk ka mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit. Top Channel konfirmoi takimin me Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun. Por, sërish me një format të ndryshuar.
Dy deputetet demokratë nuk do të jenë së bashku, siç ishte parashikuar në fillim, por në takime veç e veç me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, një tregues ky se Topalli dhe Bregu nuk kanë të njëjtën axhendë politike, edhe pse të dyja kundërshtojnë vendimin për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.
Ish-nënkryetarja demokrate nuk ka folur akoma publikisht, ndërsa ish-ministrja e Integrimit në mënyrë të vazhdueshme po bën përgjegjës Lulzim Bashën për atë që e quan izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...