Ideja e Kryeministrit për të nënshtruar median përmes një ligji antishpifje po i jep rezultatet e para ende pa u hartuar si ligj.
Është Xhisiela Maloku e frymëzuar nga Kryeministri që thotë se do të padisë median për shpifje. Është viktima e vetëshpallur heroinë që kërkon tashmë të nxjerrë nga burgu ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djalin e deputetit të akuzuar për dhunë dhe përndjekje ndaj saj.
E veshur me Adidas dhe me syzet Gucci, 25-vjecarja Xhisiela Maloku u shfaq në shkallët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa po jepej masa e sigurisë për Rexhep Rrajën. “Nuk arrita të hyj pasi erdha me vonesë për shkak të trafikut”, tha ajo, teksa u pyet nga gazetarët.
“Jam këtu për ta mbështetur sepse tashmë ne kemi marrëdhënie shoqërore. Marr përsipër se kam bërë kallëzim të rreme për dhunë dhe mund të përballem vete me drejtësinë”, vijoi ajo.
Më tej pyetjet me spec e acaruan Xhiselën e cila në fund e mbylli me kercenime për padi ndaj gazetarëve.
Pyetje: Pse keni ardhur sot këtu?
Xhisela: Erdha, por nuk arrita të hyja në gjykatë sepse kishte trafik. Erdha në mbështetje të Rexhepit.
Pyetje: Ju jeni viktima në këtë proces?
Xhisela: Unë nuk jam viktimë
Në seancë u tha se më 21 korrik jeni dhunuar nga Rexhep Rraja?
Xhisela: Jo nuk është e vertete…
Pyetje: Janë oficerët e policisë që e pohuan në gjykatë
Xhisela: Jo, ai që më akuzon mua është në azil.
Pyetje: Janë dhe 3 oficerë të tjerë. U tha sot në seancë
Xhisela: Jo nuk e di për të tjerët.
Pyetje: A e ke takuar Rexhepin gjatë kësaj kohe?
Xhisila: Po kam kontaktuar me të
Pyetje: Po pse, a jeni ndarë?
Po, kemi marrëdhënie shoqërore. Dua të dalë e verteta
Gazetarja: E verteta del me prova dhe fakte
Xhisela: S’mjaftoj unë? Unë jam Xhisiela…
Gazetarja: Do akuzoheni për kallëzim të rreme
Xhisela: Ju media më qendroni larg tani e tutje se jeni marr me çdo detaj të jetes sime private. Do ju çoj në prokurori.
Gazetari: Do bëni padi për shpifje?
Patjeter pse jo (qesh)./Opinion.al/
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/294499487818277/
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola