Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.
Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
33 vjeç dhe 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi dhe ku ishte pasagjer shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin një tjetër shtetasi.
Ndërkaq, shtetasi u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para